Ngjarje e rëndë – 25-vjeçari vr.et ish të dashurën dhe 4 anëtarë të familjes së saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Austri ku një i ri ka vrarë ish-të dashurën e tij dhe 4 anëtarë të familjes së saj.

Dyshohet që 25-vjeçari, identiteti i të cilit akoma nuk është zbuluar, të ketë hyrë në banesën e ish-të dashurës së tij, ku i ka marrë jetën asaj dhe të dashurit të ri, vëllait dhe prindërve të saj.

Sipas mediave austriake, rpas krimit makabër i riu është vetëdorëzuar në polici, por nuk ka dhënë asnjë shenjë pendese para trupit hetimor.

Policia ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...