Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Tiranë, ku një i ri i ka vendosur flakën vetes.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Kthesës së Kamzës, ndërsa i riu është bërë dhe identifikimi i tij, Ervis Marku.
Burime bëjnë me dije se një patrullë e policisë ka tentuar që të ndalojë të riun, dhe e ka dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 31-vjeçarin drejt aktit të vetëflijimit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. M., 31 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.