Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Laknas” në Kamëz. Dyshohet që shtetasi i mitur E.D. 13 vjeç, ka marre armën e gjahut të babait tij, në një banesë të vjetër në pronësi të familjes së tij dhe ka qelluar mbi veten.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkatuara nga arma e gjahut.
Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorit, po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Loading...