Ngjarje e rëndë/ Avioni rrëzohet menjëhere pas ngritjes nga toka, nuk ka asnjë të mbijetuar

Nëntë personat që ishin në bordin e një avioni kanë ndërruar jetë, si pasojë e një aksi denti ajror që ka ndodhur pranë një aeroporti të Suedisë.

Avioni, i cili kishte në bord tetë parashutistë së bashku me një pilot, zbriti jashtë Orebro rreth orës 7:20, të enjten pasdite, raportojnë mediat lokale.

Rrëzimi mendohet të ketë ndodhur teksa avioni po ngrihej nga toka.

“Është një aksi dent shumë i rëndë. Të gjithë në bordin e avioni të rrëzuar kanë vde kur“, tha policia suedeze në faqen e tyre të internetit.

Kryeministri Stefan Lofven shprehu ngushëllimet e tij.

“Është një trishtim dhe pikëllim i madh në lidhje me informacionin që kam marrë për rrëzimin e avionit në Orebro. Lutjet e mija shkojnë për vi ktimat, familjet e tyre dhe të dashurit në këtë moment shumë të vështirë”.

Në 2019 ndodhi një incident i ngjashëm. Asokohe nëntë persona ndodheshin në bordin e një avioni për t’u hedhur më parashutë, por që fatkeqësisht u rrëzua në veri të vendit shpejt pas ngritjes.

Loading...