Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00 në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut ku disa persona janë përleshur me njeri-tjetrin.
Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët dhe bizneset e zonës.
Ndërkaq është njoftuar menjëherë policia e cila ka mbërritur në vend.
Sipas te dhenave nga ngjarja ku disa persona shihen teksa vrapojnë për t’i shpëtuar policisë.
Ngjarja ka ndodhur pranë dy lokaleve më të frekuentuara të zonës duke shkaktuar frikë tek kalimtarët.
Po kështu në konflikt janë përfshirë dhe familjarë e njërës palë, të cilët mësohet se janë pronarët e ambientit të biznesit ku ndodhi sherri.
Madje sipas dëshmive një grua ka qëlluar me gurë , tulla e hunj mbi një makinë luksoze tip “Porche Cayene”.
Në video duken qartë se dy persona tentuan t’i iknin policisë duke vrapuar pas një ndërtese aty pranë./balkanweb