Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas pamjeve të siguruara nga mediat një grua është dhunuar brenda një makine nga një burrë.
Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale, burri, i ulur në vendin e shoferit godet fort dhe kap prej flokësh gruan, e cila e pafuqishme nuk bën dot asgjë.
Nuk dihet përse ka ndodhur sherri, por kjo dhunë është e pajustifikuar.
Videoja është postuar në disa profile në Tik-Tok, teksa bëhet me dije se është shpërndarë për herë të parë nga një ish-konkurrent i Përputhen.
Pamjet janë publikuar me targën e mbuluar çka e bën të vështirë identifikimin e personit që po ushtron dhunë.
Loading...