Ngjarje e rëndë/ Mendoi se ishin hajdutë, 53-vjeçari u merr jetën dy të rinjve brenda makinës

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali ditën e djeshme, ku dy të rinj të moshës 26 dhe 27 vjeç, janë vr arë me ar më zjarri.

Mediat italiane, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në via Marsiglia rreth orës një pasdite, ku dyshohet se dy të rinjtë janë vr arë nga një 53-vjeçar, i cili ka që lluar me ar më zjarri drejt tyre duke i lënë të vd ekur.

Sipas hetuesve të rinjtë janë që lluar pasi pronari i një shtëpisë, V.P në periferi të Herculaneum dyshonte se ishin hajdutë.

Në fakt sipas mediave të huaja, vi ktimat ishin kthyer nga fusha e futbollit dhe kishin ndaluar para shtëpisë së tij për të bërë një bisedë, që për ta ka qenë edhe biseda e fundit.

“Rreth orës 1.30 dëgjova katër-pesë të shtëna armësh dhe mendova se ishin fishek-zjarre sepse këtu në zonë kanë zakon të ndezin. Menjëherë erdhën sirenat dhe policia dhe u tremba shumë”, thotë Sofia, një banore e zonës.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e vërteta të ngjarjes por autoritetet po merren me zbulimin e tyre.

Loading...