Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Athinën, ku protagonist është një shtetas shqiptar.
Mediat në shtetin helen raportojnë se 36-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri ish – partneren e tij 26 vjeçe, vëllain e saj dhe një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Paleo Faliro, ku 36-vjecari shqiptar është afruar në një automjet të parkuar dhe ka qëlluar me pistoletë ish-të dashurën 26 vjeçe, vëllain e saj 20 vjeç dhe shokun e saj 30 vjeç, të cilët kanë plagë të rënda dhe luftojnë për jetën.
Te tre po hipnin ne nje makine ne momenmtin kur jane qelluar me arme.
Vëllai i vajzës dhe 30-vjeçari mbetën të plagosur në shpatull nga të shtënat me armë zjarri dhe u dërguan në spital, ndërsa në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja.
36-vjeçari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia greke.