Ngjarje e rëndë në Durrës – Rr.ihet një djalë i mitur dhe administratori socialist

Një ngjarje tejet e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Durrës, ku një fëmijë është dhunuar në mënyrë ç’njerëzore.

Ngjarja ka ndodhur në Katundin e Ri, ku burime bëjnë me dije se një fëmijë që bërtiste Rama ik është dhunuar nga administratori i njesisë, përfaqësues i PS-së.

Mësohet se administratori është identifikuar si Shaban Tafa, dhe vetë ai pretendon se është dhunuar nga ana e demokratëve, pas incidentit të ndodhur me fëmijën e mitur. Sakaq mësohet se në Katundin e Ri tensionet kanë qenë të shumta, dhe është thyer dhe kutia e votimit.

Mësohet se për shkak të tensioneve, forca të shumta policie ndodhen pranë pikës së qendrës së votimit në Katund.

Loading...