Ngjarje e rëndë në familjen shqiptare, babai qëllon për vdekje me thikë të birin

Një shqiptar në ishullin grek të Kretës ka qëlluar për vdekje me thikë të birin. Mediat greke raportojnë se pas një sherri në familje, babai ka qëlluar disa herë me mjetin prerës të birin.

26-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë publik, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka gjetur vdekjen në spital. Ai u dërgua me urgjencë në spital në repartin e kujdesit intensiv, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe në orën 5.00 të mëngjesit të sotëm ai ndërroi jetë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e Krishtlindjes. Po ashtu, raportohet se 55-vjeçari u ndihmua nga djali tjetër 24-vjeçar. Në fillim kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, djali nuk ka treguar që ka qenë pikërisht i ati ai që e kishte plagosur.

Megjithatë, pas hetimeve, u zbuluan edhe detajet. 55-vjeçari u arrestua nga policia, së bashku me djalin 24 vjeçar. Po hetohet më tej për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...