Ngjarje e rëndë në Fier,një person qëllon me armë brenda spitalit, tre të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e te shtunes në Fier. 

Policia deklaroi se një person i armatosur ka hyrë në Urgjencës së Spitalit dhe ka qëlluar me plumba.

Si pasojë e të shtënave, 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Dyshimet paraprake jane per nje konflikt mes disa personave qe eshte bere me pas shkak per perdorimin e armeve ne vendin e ngjarjes.

Forca te shumta te policise kane mberritur ne spital dhe kane nisur hetimet per ngjarjen e rende.

Mesohet se në Levan ka pasur një sherr mes dy grupeve.

Ky sherr ka ndodhur në Levan dhe të plagosurit kishin shkuar më pas në Fier për të marrë ndihmë mjekësore.

Njëri prej të përfshirëve në sherr ka ardhur në spital me armë dhe ka qëlluar, duke plagosur 3 vetë.

Në spital kanë mbërritur forcat e FNSH. Personi ka hyrë nga hyrja kryesore në mjediset e urgjencës.

Loading...