ZAKYNTHO
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zakynty të Greqisë, me protagonist një shqiptar.
Mësohet se pikërisht në Zakyntho është gjendur i vdekur, i varur në kangjellat e një vile një shtetas shqiptar. Kangjellat kishin kapur pantallonat xhinse të tij.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në datë 9 tetor. Shqiptari u gjet sot pa shenja jete. Dyshohet se shqiptari kishte tentuar të grabiste vilën, por kur ka tentuar të kalojë kangjellat, ato kanë kapur xhinset.
Nuk dihet ekzaktësisht shkaku i vdekjes, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar gjithçka.
Shqiptari rezulton i skeduar, me masë sigurie “detyrim paraqitje” çdo datë 1 dhe 15 të muajit në policinë e Zakynthos.
Loading...