Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari bie nga shkallët, ndërron jetë në vend

Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një lartësi prej 5 metrash nga një shkallë e palosshme në Aleksandri të Greqisë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, viktima ka qenë duke kryer punime në shtëpi.
Sipas Pena Press ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por askush nuk e kishte vënë re dhe trupi i viktimës u gjet sot si pasojë e erës së pakëndshme nga dekompozimi i trupit për shkak të temperaturave të larta.

Loading...