Ngjarje e rëndë në Itali/ Sherr mes shqiptarëve, plagosen me thikë dy 17-vjeçarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku mbetën të plagosur me thikë dy 17-vjeçarë shqiptar në Firence.
Njëri është goditur me thikë në krah, tjetri në këmbë. Djemtë, të dy shqiptarë, dyshohet se janë sulmuar pas një sherri me dy bashkatdhetarë, më të mëdhenj se ata, pasi u kanë thënë se përse ata po shihnin të dashurat e tyre.

Autorët e ngjarjes që janë rreth 20 vjeç, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar. 17-vjeçarët janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për arrestimin e autorëve.

Loading...