Oficerët po shërbenin në një operacion droge në një shtëpi në lagjen Nicetown-Tiago, të Philadelphia kur sulmuesi hapi zjarr.
Policia nxiti personin e armatosur të dorëzohej i cili është identifikuar si shtetasi Maurice Hill.
Avokati i të dyshuarit, Shaka Johnson i tha CBS3 se ai ndihmoi policinë të negociojë dorëzimin e Hill.
“Një ekip i ‘Swat’ shpëtoi dy oficerë dhe tre të tjerë që ishin bllokuar brenda shtëpisë me personin e armatosur”, tha policia.
Autori qëlloi me armë zjarri në kamionin e ekipit Swat jashtë shtëpisë, ku policia e veshur me jelekë antiplumb u përpoq të fshihej pas makinave duke mos ju kundërpërgjigjur sulmuesit.
Gjatë pushimit prej shtatë orësh, oficerët u përpoqën të komunikojnë me sulmuesin dhe i kërkuan atij të hiqte dorë.