Ngjarje e rëndë në Shqipëri

Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot ne Pezë Helmës ku si pasoje e nje aksidenti ka nderruar jete nje person, ndersa nje tjeter ndodhet ne gjendje kritike ne spital.

Me datë 17.12.2021, rreth orës 13:17, në Pezë Helmës, shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Loading...