Ngjarje e rëndë në Vlorë, detaje…

Detaje të reja janë zbardhur sa i përket grabitjes së ndodhur në zyrat e qarkut të Vlorës, ku raportohet të jenë vjedhur disa dokumente me rëndësi. Mësohet se grabitësi ka hyrë fshehurazi në institucion dhe se ka pasur dijeni për dokumentet që gjenden nëpër zyra të ndryshme. Kjo ka lënë të dyshohet se personi që ka kryer këtë vepër penale, ka pasur ndihmë edhe prej brenda këtij institucioni nga persona të caktuar të cilët janë të punësuar aty.

Dokumentet e vjedhura, raportohet të jenë dokumente origjinale të tokave të bregdetit. Ndërsa diçka që bie në sy është fakti që nuk ka pasur asnjë lloj rrëmuje në zyrë dhe se grabitësi është larguar duke marrë me vete vetëm dokumentet që i janë nevojitur.

Loading...