Itali- Nuk i pëlqeu sufllaqja, bën çmendurinë duke qëlluar me armë punonjësin e fast-food.
Mediat italiane kanë publikuar pamjet e një ‘klienti të uritur’ që nxorri papritur pistoletën dhe qëlloi katër herë punonjësin e Fast-Food-it sepse e la të priste gjatë ose nuk ishte i kenaqur me porosinë e tij.
Bëhet me dije se klienti i padurueshëm Federico Pecorale, 29 vjeç, e arrestua pasi shtiu me armë ndaj 23 vjeçarit Yelfri Guzman, në restorantin Casa Rusti në Pescara, Itali.
Pamjet shokuese nga vendngjarja janë publikuar tashmë për gjyqin e të akuzuarit, i cili shihet që qëllon disa herë ndaj të riut që fshihet i tmerruar në një anë të dyqanit.
Pecorale, nga Montesilvano, raportohet se humbi durimin pasi po priste për porosinë e tij jashtë lokalit.
Ai besohet se hyri brenda dhe nisi të konfrontohej me punonjësin për një problem me porosinë e tij.
Por pak pas nisjes së debatit, ai nxorri armën dhe nisi të qëllonte guzhinierin e ri me origjinë nga Republika Domenikane.
Punonjësi është baba i një fëmije dy vjeçar dhe po rekuperohet në spital pas operacionit.
Policia kishte arrestuar më pas të dyshuarin teksa largohej në autostradën A14 drejt Pesaro, Urbino.
Oficerët kishin gjetur dhe pistoletën automatike që besohet se është përdorur në incident.
E përditshmja vendase La Reppublica shkruan se Pecorale merrte një pension paaftësie pasi një aksident automobilistik e ka lënë me dëmtime në kokë kur ishte 19 vjeç.
Avokati i tij Florenzo Coletti thë për rrjetin Il Centro se klienti i tij mban armë me vete pasi ‘e tallin’ shpesh për paaftësinë e tij.
Viktima 23-vjeçare thotë se ka mbetur i tmerruar nga sulmi: “Unë mendova, tani do të vdes, nisa t’i lutesha Zotit. Nuk e di pse shpërtheu me tërbim. Kishte ardhur disa herë të tjera për të ngrënë te ne. Kishte ngrënë sufllaqen dhe më kishte thënë t’ia bëja më të kripura tjetrën”.