Ngjarje e rëndë/ Polici qëllon për vd.ekje një person në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjilanit.

Aty një pjesëtar i policisë së Kosovës me inicialet V.H ka goditur për vdekje një person i moshës madhore në mes të rrugës “Nato 99”, në Gjilan.

Lajmin për vrasjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të ju konfirmojë se rreth orës 04:50 në rrugën ‘Nato 99”, ka ndodhur një vrasje. Motivet ende nuk dihen.

Policia dhe ekipet e tjera kanë ndalë në vendin e ngjarjes si dhe po i vazhdojnë hetimet. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, shkruan Express.

Polici nga Gjilani, ushtron detyrën e tij në Prishtinë.

Loading...