Ngjarje e rëndë/ Të shtëna me armë në Laç, pl.agoset 23-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç, ku raportohet për një person të plagosur.

Mësohet se i plagosuri, identiteti dhe mosha e të cilit nuk bëhet me dije, është qëlluar me armë zjarri.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim më të specializuar për shkak të plagës që ka marrë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plagosjes, ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.

Raportohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Loading...