Ngjarje e rëndë tronditi Kosovën,këto janë pistat ku po heton policia

Një ngjarje e rëndë tronditi dje Kosovën. Një person i paidentifikuar ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të autobuzit. Për pasojë kanë mbetur të vdekur shoferi i autobusit dhe dy nxënës. Ndërkohë që është plagosur një tjetër.

Policia po heton në tre pista lidhur me vrasjen që tronditi Kosovën mbrëmjen e djeshme, ku mbetën të vrarë nxënës dhe shoferi i një autobusi.

Samedin Mehmeti, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tha se hetimet nga autoritetet lidhur me vrasjet në Deçan, janë përqendruar në tre pista kryesore, pa dhënë detaje se cilat ishin ato.

Ndërkohë, ai u shpreh se është ende herët që të ketë persona të dyshuar si autorë lidhur me ngjarjen e rëndë.

“ Janë dy apo tri pista të dyshimeve. S’mund të jepen detaje, sepse pistat që po punojmë janë në fazën fillestare. Jemi në dy ose tri drejtime të caktuara. Kemi dyshime me bazë të caktuar, por është herët të themi se kemi person të dyshimtë”, ka thënë Mehmeti nga Gllogjani.

Të premten në mbrëmje, një person i maskuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një autobusi duke lënë në vendin e ngjarjes shoferin, ndërsa dy nxënës humbën jetën më pas si pasojë e plagëve të marra

Loading...