Ngjarje e rëndë/ U harrua nga dadoja në makinë,v des nga vapa 2-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të SHBA-së.
Mësohet se një vajzë 2-vjeçare v diq nga nxehtësia dhe mungesa e ajrit, pasi kujdestarja e kishte harruar brenda në makinë. Kujdestarja Uana Perez-Domingo ka përfunduar në burg. Mediat shkruajnë se çerdhja ku shkonte dy vjeçarja ishte mbyllur, pasi dadoja e kishte çuar më herët se ditët e tjera. Si rrjedhojë kujdestarja kthehet bashkë me dy vjeçaren në shtëpi, për të pritur deri sa çerdhja të hapej.

Fatkeqësisht, kujdestarja në kthim për në shtëpi e harroi të voglën brenda, e cila v diq nga nxehtësia dhe asfiksia. Mësohet se fëmija mbeti e mbyllur në makinë, me rripin e sigurimit vendosur dhe me xhama mbyllur. Kujdestarja kuptoi se çfarë kishte ndodhur vetëm kur u kthye në makinë, ku pa dhe trupin e pajetë të fëmijës. Sipas raporteve të policisë, kujdestarja e ka kontaktuar nënën e fëmijës menjëherë, madje edhe para se të njoftojë urgjencën.

Loading...