Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku një ushtar ka vrarë tetë ushtarë të tjerë dhe plagosi dy në një bazë në rajonin Zabaikale të Siberisë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e një sulmi nervor që mund të ketë pësuar ushtari në momentin kur ka nisur me të shtënat.
Ushtari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur po e ruante bazën në atë kohë.
Një komision i posaçëm, i udhëhequr nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrey Kartapolov, u tha se është nisur drejt vendit ku ka ndodhur incidenti.
Loading...