Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e sotme ne Polican ku nje 73 vjecar eshte vrare me thike.
Policia tha se viktima eshte shtetasi Ramadan Cela nderkohe qe kane nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen e rende.
Sipas te dhenave paraprake, viktima është gòditur me mjet të prerës thíkë nga bashkëfshatari i tij, 43-vjeçari Hamza Çela.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe tha se po punon për zbardhjen e këtj krimi të rendë.
Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77-vjeçarit.
NJOFTIMI I POLICISE:
Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë).
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.