Policia e zonës kishte marrë lajmërimin ditën e mërkurë rreth orës 09:30 të mëngjesit, nga një telefonatë që tregonte se dikush po bëntë thirrje për ndihmë. Sapo mbërriten, ata gjetën 29 vjeçarin të ngecur dhe të mbuluar me vaj e yndyrë. Kjo e bëri të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe policisë, por pas rreth 1 ore arritën ta shpëtonin.
“Qytetari raportues kishte dëgjuar një zë të dobët që bënte thirrje për ndihmë në një restorant të braktisur kinez. Kur efektivët e parë mbërriten, arritën të zbulonin që thirrjet vinin nga tarraca e restorantit. Djali ishte mbuluar me vaj dhe yndyrë dhe kishte ngecur në një pozicion që e bëntë të pamundur lëvizjen.”- u shpreh oficeri Sgt Ray Kelly.
Ai ishte i dehidratuar dhe i pafuqishëm fizikisht, dhe pasi u dërgua në spital, mjekët raportuan se nuk do të kishte mbijetuar edhe një ditë tjetër në qoftë se nuk do të ishte realizuar ndërhyrja.
Nuk dihet ende nëse qëllimi i tij ishte për të kryer një grabitje, por 29 vjeçari do të përballet me akuzat për vandalizëm dhe tentavivë për grabitjen e pronës private./Blitz