Ngjarje mister, gjendet e vdekur në banesë 30-vjecarja

Policia e Tiranës njoftoi se një shtetase gjermane, rreth 30 vjeç, është gjetur e pajetë në banesën e saj, në rrugën e “Elbasanit”.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISE:
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2020, rreth orës 21:21, në rrugën e “Elbasanit” në banesën e saj është gjetur e pa jetë një shtetase gjermane , rreth 30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Loading...