Ngjarje mister në Rusi/ Tre mjekët që u përballen me COVID, bien nga dritaret e spitaleve

Tre punonjës të kujdesit shëndetësor të vijës së parë në Rusi kanë rënë në mënyrë misterioze nga dritaret e spitalit në Rusi gjatë dy javëve të fundit.

Ngjarje kanë ngritur pikëpyetje për kushtet e punës për mjekët dhe infermierët në mesin e pandemisë.

Dy prej mjekëve kanë humbur jetë, ndërsa i treti ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë. Të tre rastet po hetohen nga autoritetet ruse.

Një prej mjekëve, sipas televizionit shtetëror rus, kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. 

Ai bashkë me një kolegun e tij kishin postuar një video në rrjetet sociale disa ditë më parë ku tregonin se ishin të detyruar të vazhdonin punën, pavarësisht se ishin të infektuar.

Më herët, mjeku që ndodhet në gjendje të rëndë kishte kritikuar administratën spitalore për mungesë të mjeteve mbrojtëse për stafet shëndetësore dhe ishte marrë në pyetje nga policia për gjoja përhapjen e lajmeve të rreme.

Tri ditë më vonë, ai i tërhoqi deklaratat e tij, duke thënë se ishte i mbingarkuar nga emocionet.

Loading...