Ngjarje tragjike/ Aksidenti i merr jetën futbollistit të njohur 23-vjeçar

Athletic Bilbao e nisi vitin 2021 me një fitore në shtëpi. Ekipi bask mposhti 1-0 Elche ditën e djeshme. Goli i Iker Munian vendosi takimin, por festa e Athletic është prishur nga një lajm tronditës.

Një nga futbollistët e klubit bask ka humbur jetën në moshë të re. Aitor Gandiaga ishte 23 vjeç dhe aktivizohej në rolin e sulmuesit të majtë.
Për të përfituar minuta dhe për t’u rritur, drejtuesit e Athletic e kishin huazuar te Gernika në Tercera Division. Gandiaga humbi jetën në një aksident rrugor.

⚫ Goian bego, 𝗔𝗶𝘁𝗼𝗿 𝗚𝗮𝗻𝗱𝗶𝗮𝗴𝗮.

Enorme dolor por un cachorro que dejó huella en Lezama.

Un fuerte abrazo a familia, amigos y compañeros del @GernikaClub#AthleticClub 🦁 pic.twitter.com/sRwc3EQwkA

— Athletic Club (@AthleticClub) January 3, 2021

Makina me të cilën udhëtonte u përplas me një autobus. Goditja qëlloi fatale për lojtarin bask dhe ikja e tij i ka trishtuar të gjithë në Spanjë.

“Dhimbje e madhe për humbjen e djaloshit tonë. Përqafime të mëdha për familjen, miqtë dhe kolegët e tij“, shkruan në Twitter Athletic Bilbao.

Loading...