Një tragjedi ka ndodhur në Romë, ku një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë të papritur, si pasojë e një sulmi në rrugët e frymëmarrjes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e San Paolos, pak para orës 8 të mëngjesit, siç raportohet nga Il Messaggero.
Nëna, duke iu afruar shtratit të foshnjës, vuri re se ajo nuk merrte frymë mirë, se buzët e saj ishin tharë dhe se ajo ishte në grahmat e fundit. Nëna thirri menjëherë për ndihmë, dhe në drejtim të banesës së saj u nisën me urgjencë dy ambulanca, njëra nga San Camillo dhe tjetra nga Sant Eugenio, shkruan noa.al.
Ekipet mjekësore bënë gjithçka për të mbërritur në kohë, në mes të trafikut të ngjeshur të mëngjesit. Ndërkohë, operatorët telefonikë, nëpërmjet mjekëve, u dhanë prindërve disa këshilla për të mbajtur ne jetë fëmijën e tyre.
Pavarësisht mbërritjes në kohë të ekipeve mjekësore, 3-vjeçarja nuk mundi që të shpëtonte. Fëmija nuk reagoi dhe në fund zemra e saj dorëzohet. Një vdekje që askush, 12 orë më parë, nuk do ta imagjinonte, sepse vogëlushja ishte mirë dhe nuk kishte dhënë asnjë shenjë që mund të parashikonte se çfarë do të ndodhte./E.M-noa.al