Ngjarje tragjike në Itali/ Qëllohet në kokë politikani, ndërron jetë pranë banesës

Një ngjarje e rëndë e tronditur zonën e Bergamos, kryesisht në pjesën veriore të Italisë, ku është gjetur i vdekur një politikan përballë shtëpisë së tij.

Konkretisht Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe jo larg restorantit që kishte në pronësi, që quhet “Il Carroccio”, emër që kujton atë me të cilin njihet nga opinioni publik italian “Lega” e drejtuar nga Matteo Salvini.
Colleoni ishte figurë aktive e politikës në atë zonë, ku tradicionalisht dominon pikërisht partia e djathtë që përfaqësonte. Ndër vite, Colleoni kishte mbajtur rolin e sekretarit provincial të Legës, si dhe poste të rëndësishme në administratën lokale.

Sipas forcave të policisë, vrasësit e kanë goditur në mënyrë brutale në kokë, saqë viktima ka ndërruar jetë menjëherë. Nuk dihet ende identiteti i autorit, dhe nëse arsyeja e vrasjes ka të bëj me politikën, apo bëhet fjalë për një tentativë vjedhje.

Loading...