Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Adelaide, Australi ku babai i Sabrina Lekajt e ka vrarë me thikë të bijën teksa ndodheshin në makinë.
Petrit Lekaj, 49 vjeç u gjet gjithashtu në makinë me plagë në bark.
Mediat e huaja shkruajnë se Sabrina kishte debatuar me të atin, pasi e kishte kaluar mbrëmjen me shoqen e saj në klub.
Shoqja e Sabrinës ka thënë për mediat se e reja ishte e shqetësuar pasi i ati do i bërtiste kur të shkonte në shtëpi.
Ajo tregoi se babai i Sabrinës pak ditë më parë e kishte pyetur të bijën nëse kishte të dashur.
“Ajo gjithmonë i vendoste të tjerët para vetes. Ishte shumë ambicioze, dëshironte të gjente kurën për të gjitha sëmundjet në botë”, tha shoqja e Sabrinës e cila studionte për mjekësi.