Një 61-vjeçar në Tiranë akuzohet për përdhunimin e vajzës së tij, 16-vjeçare. Mësohet se B. Mazreku është arrestuar dje dhe sot do të dalë para gjykatës për caktim të masës së sigurisë.
Sipas dëshmisë së vajzës, e mitura ka rrëfyer për grupin e hetimit se kur ka tentuar të largohet, i ati e ka djegur me çakmak.
Për abuzimin që i bëhej nga i ati, e mitura ka vënë në dijeni dhe të ëmën, por kjo e fundit nuk e ka besuar. “Ik se skam kohë për këtë gjë tani. Çfarë janë këto budallallëqe”, mësohet t’i ketë thënë e ëma të bijës. Më pas, 16-vjeçarja ka denoncuar vetë në polici.
Loading...