Avokati Spartak Ngjela ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Rusia, ku e cilësoi si të turpshme atë që po bën Putini.
Sipas tij, Rusia po del më e dobët nga kjo luftë dhe ka pësuar shumë humbe të mëdha, aq sa tha se nëse vazhdon lufta mund të shkohet drejt shpërbërjes së federatës ruse.
Ngjela: E turpshme është, por nuk mund të parashikohet se si do të precipitojnë ngjarjet. Koha po tregon se Rusia po del e dobët. Ka pasur mitë në forcën e vet. Do ta vazhdojë apo luftën Ukrainë, mendoj se do ta vazhdojë nëse e vazhdon Rusia. Nuk di ta them nëse do të ketë një traktat paqeje mes dy vendesh. Këtë gjë do ta presim.
Ne e dënuam në bashkërendim në raport me perëndimin, sepse e dënuan edhe ata. Perëndimi i ka dhënë ndihmë të madhe Ukrainës. Me përjashtim të këtyre territoreve, Rusisë iu thye hunda në Kiev. Po të vazhdojë lufta me këto ritme dhe më këto humbje do të shkohet në shpërbërjen e Rusisë si federatë. Kërkesa e Zelenskit për tu futur në NATO do të miratohet.