Nga Spartak Ngjela
Korr.upsioni i lartë shtetëror është energjia e errët e shoqërisë shqiptare në njëqind vjet. K.orrupsioni ka qenë motivi kryesor i pushtetit në Shqipëri, por sot i erdhi fu.ndi…
Ja cila është gjendja sot.
Një qeveri qesharake. Një opozitë e dalë jashtë parlamentit për të d.estabilizuar Shqipërinë. Një kryeministër në hall, që po flet përçart. Me ca vegla të tij, të gjithë të prishur në fytyrë. Një kër.cënim amerikan antikorrupsion, dhe një humbje e t.orruas politike në funksion të së ardhmes që vjen shpejt.
Kuptohet qartë se të gjithë janë të k.ërcënuar nga ajo që pritet të ndodhë.
Jemi në një pikë historikë sot, ku t.ragjedia e të k.orruptuarve është e mira maksimale e shqiptarëve.
Përderisa ka një energji të errët (dark energy) në univers, kjo ndodh edhe në një shoqëri dhe, edhe aty, brenda saj, ka një energji të errët. Energjia e errët e universit zgjeron universin, kjo e shoqërisë zmadhon të keqen njerëzore nëpërmjet motivit për pushtet.
Pasurohu dhe krijo mjerim kombëtar, kjo është shtysa e energjisë së errët sot. Izolo Shqipërinë dhe krijon mjerim kombëtar për pushtetin tënd: kjo ja,qenë energjia e errët e Enver Hoxhës.
Reforma në Drejtësi do të eliminojë dhe bllokojë energjinë e errët të shoqërisë shqiptare.
Çfarë ka krijuar energjia e errët në shoqërinë shqiptare?