Ngjela/ SPAK nuk do ti burgosë politikanët, por do tu sekuestrojë pronat

Avokati, Spartak Ngjela, parashikon purgo politike në 2020.

I ftuar në RTV Ora, ai thotë se reforma në drejtësi do të “vjelë” frutet e saj edhe pse e shikon të vështirë provimin në gjykatë të akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë.

Ngjela: Do të ketë purgo, pastrim. Purgo nga reforma në drejtësi, nga mazhoranca duhet të fillojë, nuk fillon nga opozita.

Të dyja palët njëlloj janë. Çështja është se profesionalisht nuk është aq e lehtë për t’jua provuar në gjyq, por pronat do t’ua marrin.

Loading...