Ngjela tregon ‘lëvizjen tradhëtare’ që do të ndodhë në protestën e Berishës më 6 dhjetor

Avokati Spartak Ngjela e ka quajtur ‘lëvizje esatise’ (tradhëtare) protestën e planifikuar nga Partia Demokratike për t’u mbajtur në 6 dhjetor në Tiranë, ditën kur liderët e BE-së vizitojnë Tiranën.

Nëpërmjet një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, avokati tha se kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ishte kundër perëndimit dhe historia do ta gjykonte opozitën për këtë lloj proteste që sipas tij ishte njësoj si të protestohej kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pse do protestojnë? Kundër Europës? Kundër futjes së Shqipërisë në BE? Ose është i paaftë intelektualisht ose bën sikur nuk kupton. Ne nuk mund të na marrin për budallenj.

Kreu i tyre nuk është me perëndimin, sepse është non grata atje. Më dëgjoni mua, merrni tufat me lule dhe shkoni atje, mos i shërbeni Esat Pashës. Ne shyqyr që po bëjmë një samit perëdimor këtu, këta kërkojnë të sjellin këtu Lindjen e Mesme. Kush është pro perëndimit nuk bën protestë në atë datë”- u shpreh Ngjela.

Loading...