‘Ngjiti çdo majë kudo në Shqipëri dhe kurrë nuk u dorëzua. Sot e tradhtoi motori mbi të cilin la edhe frymën e fundit për të fluturuar njëherë e përgjithmonë lart si shqiponjë’

Kryebashkiaku Flamur Golemi ka publikuar nje mesazh ngushellimi per ndarjen nga jeta te Marsel Kasit, te riut nga Gjirokastra qe humbi jeten ne nje aksident tragjik ne Sarande sot pas dreke.

“Çfarë trishtimi e zemërate me fatin që kësaj radhe nuk zgjodhi të ishte me Marselin. Ngjiti çdo majë kudo në Shqipëri dhe kurrë nuk u dorëzua. Sot e tradhtoi motori mbi të cilin la edhe frymën e fundit për të fluturuar njëherë e përgjithmonë lart si shqiponjë. S’ka fjalë që ngushëllon këtë humbje të madhe e të padrejtë. Kurajo familjes Kasi!”, shkruan Golemi.

Loading...