Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të borws dhe ngricave të ditëve të fundit.
Në raportin e fundit të publikuar nga ARRSH rezulton se disa akse rrugore në rajonin verior dhe qëndror të vendit vijojnë të jenë problematike dhe lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë.
Informacioni i plotë:
Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Rajoni verior Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë: Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.
Rajoni qendror Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë. Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri: Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.
Rajoni jugor Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri. Vazhdojn puna për mitëmbajtjen rutinë.