Ngrin Ujëvara e Niagaras,i ftohti mbërthen Amerikën

Stuhia dimërore me reshje të mëdha të borës dhe temperatura të ulëta që e ka përfshirë një pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë ka bërë që ujëvarat e mirënjohura “Niagara” të ngrihen pjesërisht, pavarësisht sasisë së madhe të ujit të rrëmbyeshëm.
Vizitorët e këtyre ujëvarave kanë publikuar shumë fotografi mahnitëse të shtresave të trasha të akullit përreth ujëvarës.
Pritet që temperatura në New England të zbresë në minus 20 gradë, ndërsa rajoni do të goditet edhe nga erërat e ftohta, shkruan “CNN”

Loading...