Ngrohja globale u parashikua që më 1897, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Në mes të dy pistave në Aeroportin Ndërkombëtar të Don Mueang në Bangkok të Tajlandës (i 14-ti në botë për nga fluksi), zhvillon aktivitetin një kurs golfi plotësisht funksional. Lojtarët e golfit, e ndërpresin stërvitjen, sa herë që një ditë e kuqe sinjalizon uljen e një avioni.

Fjala “kanibalizëm”, fjala vjen nga termi spanjoll Caníbales, që i referohej popullit Carib në Inditë Perëndimore, që ishte njohur më parë për praktikën e kanibalizmit.

Në Suedi, nxehtësia e trupave të udhëtarëve që kalojnë nëpër Stacionin Qendror të Stokholmit, mblidhet për të siguruar ngrohje për zyrat e administratës.

Njeriu më i lartë në botë, Bao Xishun, përdori krahët e tij tepër të gjata (1.06 m) për të hequr pjesët plastike nga stomaku i 2 delfinëve, një veprim që u shpëtoi jetën, pasi trajnerët e tyre ishin lodhur dhe në fund dorëzuar, duke përdorur pa sukses çdo lloj metode.

Shkencëtari suedez Svante Arrhenius, parashikoi që në vitin 1897, se karburantet fosile të djegshme, do të shkaktonin ngrohjen globale, dhe rritjen e temperaturës së atmosferës me 5- 6 gradë celsius.

Në marsin e vitit 2012, boksieri Vladimir Kliçko e shiti për bamirësi medaljen e tij të artë olimpike të vitit 1996. Blerësi pagoi 1 milionë dollarë, por menjëherë ia ktheu, pasi donte që medalja të qëndronte në familjen e sportistit.

Në vitin 1998, tenistet amerikane Venus dhe Serena Uilliams sfiduan çdo tenist të renditur nën 200 më të mirët në botë. Një tenist që renditej 203-ti në botë, i mundi që të dyja, pasi luajti më për një lojë golfi, dhe piu 6 pako me birra.

Njerëzit në Perandorinë Mongole, nuk i lanin kurrë rrobat apo veten e tyre, për shkak të besimit të tyre se larja do të ndoste ujin, dhe kësisoj zemëronte “dragonjtë” që kontrollonin ciklin e ujit.

Përpara realizimit nga kompania Disney, filmi Pinoku ishte lajmëruar të shfaqej në vitin 1936.

Ishte menduar të ishte filmi i parë italian i animuar, por për arsye të panjohura, filmi nuk përfundoi kurrë, dhe konsiderohet ende sot i humbur.

Studiuesit zviceranë, kanë zbuluar se nga 37 milionë kompani në mbarë botën, 147 prej tyre kontrollojnë 40  për qind të pasurisë globale, dhe 737 kontrollojnë 80 për qind të saj.

Në 2005, milioneri suedez, Johan Eliash bleu një ngastër prej 400.000 hektarësh tokë në pyjet e shiut në Amazonë, nga një kompani e përpunimi të drurit, me qëllimin e  vetëm ruajtjen e tij.

Fisi Seminole në Florida, është i vetmi grupim amerikanësh vendas, që nuk është pushtuar asnjëherë zyrtarisht nga qeveria amerikane.

Singapori ka një nivel të ulët të lindjeve, sa që ka një program të posaçëm qeveritar, që i nxit njerëzit të kryejnë marrëdhënie seksuale, me synim sjelljen në jetë të fëmijëve.

Shpërthimi i parë në hapësirë ndodhi në vitin 1974, në bordin e stacionit hapësinor “Skylab 4”, për shkak të mbilodhjes se astronautëve.

Në Poloni, pranë Gryfinos, një pyll misterioz ka 400 pemë pishe, të gjitha të anuara në një kënd 90 gradë, dhe të gjitha me drejtim nga veriu.

Pasi vdiq, trupi i Aleksandërit të Madh u balsamos në një arkivol të mbushur me mjaltë.

Për shkak të popullsisë së vogël të vendit, Islanda ka një aplikacion, që zbulon nëse ajo apo ai me të cilin po dilni, ka apo jo lidhje gjaku me ju.

Nga shekulli i VIII-të dhe deri në vitin 1978, Papa mbante një kurorë të zbukuruar me tre nivele, që vendosej solemnisht mbi kokën e tij gjatë kurorëzimit. Papët modern, kanë hequr dorë nga kjo traditë.

Në vitin 1791 në Betejën e Uabash, 920 ushtarë amerikanë u përballën me rreth 1.100 indianë të Amerikës. Në fund të betejës, vetëm 21 indianë u vranë, ndërsa gati të gjithë forcat amerikane u shfarosën (623 të vrarë, 258 të plagosur). Kjo përbënte çerekun e gjithë ushtrisë amerikane në atë kohë.

Kur Bleta Mbretëreshë, konsiderohet e papërshtatshme për të shërbyer, për shkak të moshës së madhe ose sëmundjes, bletët punëtorë shtërngohen fort rreth trupit të saj, derisa ajo ngordh nga mbi-nxehtësia. Ky proces njihet si “përqafimi i vdekjes”. /bota.al

Loading...