“Nuk pres dot më sepse nuk më durohet që të ndaj me të gjithë qytetarët e Korcës dhe të gjtihë Shqipërisë, se partia Socialiste ka fituar bindshëm në Korcë sic ka fituar në të gjithë vendin.
Ka fituar bindshëm me rreth 10 mijë vota më shumë se PD, kemi mbajtur të njëjtën diferencë votash me koalicionin opozitar.
Ka një votë qytetare, sepse modeli i fitores 6 me 5 është një fiore e bukur.
Ne edhe kur nuk fitojmë dime të lexojmë cdo votë që nuk e kemi pasur në favorin tonë.
Unë zotohem se nga sot, së bashku me të gjithë anëtarët e PS, do të lexojmë cdo votë që kemi marrë.
Jemi me më shumë se 2700 vota plus këtu në Maliq.
Jemi 3000 vota përpara në Pogradec, jemi përpara shumë në Kolonjë, me fotore prej 53%.
Kemi një fitore të jashtëzakonshme, por kjo nuk shpallet nga ana ime me eufori por me përulësi.
Sapo fitllon një mandat i rëndsishëm në këtë qark, kërkon shumë punë.. Fitorja kërkon shumë punë tanimë, dhe falënderoj të gjithë të rinjtë që otuan modelin e duhur, duke votuar 6 me 5 dhe jo me 6, 4, 1.
U shtrij dorën kundërshtarëve tanë politik, edhe pse një opozitë, ata jaë shumë të rëndësishëm në punën që bëjnë.
Falnderoj për punën e palodhur të kandidatëve të PS në qarkun e Korçës.
Jemi një ekip në shërbimin tuaj, nuk kemi nevojë vetëm për mazhorancë , por edhe për opozitë, ndaj ju shtri dorën për bashkëpunim të gjithë kundërshatëve tanë politike.