Olta Xhaçka i dorëzon detyrën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit.
Gjatë fjalës së saj Xhaçka tha se ndihet e trishtuar që po largohet nga kjo detyrë por njëkohësisht edhe mirë për aq sa kanë bërë, duke renditur këtu ndryshimet.
Teksa tha se shikon një të ardhur të ndritur për FA, shtoi se është e lumtur t’ia kalojë detyrën një kolegu si Peleshi të cilin e vlerësoi si një drejtues efikas.
Rama: E kreu në kushte ngërçi, u godit në mënyrë absurde! Xhaçka: Ministria e Jashtme duhet të shkëlqejë! Reformim konsullatave
“Kur je në një detyrë si kjo ske shumë kohë, Koha fluturon, është e shkurtër, Gjithë çfarë duhet të bësh është të shfrytëzosh çdi ditë çdoi orë projektet që kur të vijë dita të dorëzosh stafetën të ndjesh kënaqësinëqë i le punët më mirë se çi gjete. Kam pasur mundësin të ke m shumë miq të mirë. Sot dua të falënderoj çdo punonjës të kësaj ministrie. Gjithçka që kemi bërë bashkë do kishte qenë e pamundur po të mos kishim punuar fort bashkë.
Ndihem jo pak e trishtuar që po ndahem nga kjo detyrë dhe ju por ndihem mirë që ia kemi dalë të bëjmë kaq shumë. Efektivët tanë nga avganistan deri në Egje kanë shkëlqyer me punën e tyre. Djemtë dhe vajzat tona meritojnë mirënjohjen më të thellë. Jam e lumtur për trajtimin fiunanciar të ushtarakëve. Sepse të gjithë burrat dhe gratë në uniformë e meritojnë të trajtohen me më shumë dinjitet. FA kanë nisur hapat e para drejt ringritjes së forcave ajrore.
Së shpejti do fillojnë punimet për ndërtimin e bazës ajrore në rajon. Propozimi ynë për bazën pashailamn është pritur mjaft mirë. Së shpejti dhe kjo bazë do të bëhet realitet. Të gjitha këto sdo ishin bërë dot pa mbështetjen e aleatëve tanë amerikanë. Mbështetja e tyre në çdo fushë. Jemi me fat që kemi miq si ju. Sot jam e lumtur që stafetën ia kaloj një kolegu dhe miku të mirë. Jam e sigurt se do jetë një drejtues efikas në çdo institucion që ka drejtuar. Suksese i dashur Niko”, tha Xhaçka.