Nikollë Lesi: “Më dhunuan policët”

Nikolle Lesi ka denoncuar dhunimin nga policia gjate protestes se opozites ne Tirane.

Gjatë kohës që po zhvillohet protesta e opozitës, policia tentoi të arrestojë me dhunë drejtorin e gazetës ‘Koha Jonë’, Nikollë Lesi, i cili po shkonte në redaksinë e meidas qe drejton.

Lesi tha per News 24, se dorca të shumta policie, edhe ato të repartit ‘Shqiponja’, dolën para makinës së tij dhe tentuan ta marrin me forcë për në komisariatin e policisë. Nuk dihet të ketë ndonjë arsye për këtë veprim.

Lesi theksi se policet kane dashur ta shoqerojne ne komisariat dhe ka shpetuar vetem fale nje telefonate me drejtorin e policise Ardi Veliu.

Ishin 8 deri 10 policë që më kanë dhunuar.

Isha në makinën time dhe po ikja në redaksi. Policët ishin të tensionuar sapo më njohën.

Unë si gazetar po ndiqja protestën. Dolën përpara meje dhe më rrethuan makina policie, Shqiponjat etj”, tha Lesi.

Loading...

1 thought on “Nikollë Lesi: “Më dhunuan policët””

  1. Me keto qe thote Leshi.kemi te drejte qe akoma nuk kemi shtet ligjor.kush eshte Ky qe mori ne telefon drejtorin e policise dhe u lirua.me cte drejte ligjore ky drejtor jep urdher qe te lihet i lire.ne qofte se ka thyer ligjin duhet te pergjigjet.ne qofte se polocia e ka mara kot duhet te pergjigjet.per mua drejtori sduhet te reagoje per kete problem

Comments are closed.