Një krim në familje është regjistruar në Fushë-Krujë, ku një 30-vjeçar ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Hasan.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ka përfunduar shtetasi me inicialet A.G., ndërkohë që ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë dhe për babain e tij, shtetasi me inicialet XH.G., i cili u përfshi në konflikt. Të njëjtat burime sqaruan se shkak i sherrit që degjeneroi në dhunë ka qenë për motive pronësie.
Të dy, babë e bir, akuzohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, gjatë një konflikti kanë goditur me mjete të forta në afërsi të banesës së tij, shtetasin F.G.,45 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Dhuna në familje”.