Nis gjyqi për nusen 22-vjeçare që helmoi vjerrën

Gjykata për Kr.ime të Rënda hapi shqyrtimin gjyqësor për Marjana Cmetën, të renë që dy vite më parë vr.au vjehrrën, duke e helmuar atë me fostoksinë, ndërsa do të gjykohet për “Vr.asje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në seancën e djeshme, Gjykata bëri ndarjen e çështjes, pasi të pandehur për ngjarjen janë marrë 4 persona, së bashku me Cmetën edhe Hysen Shehu, Agim Lami dhe Arben Saliu, këta të fundit për veprën penale të “Moskallëzimit të kri.mit”.

Ngjarja e rëndë, sipas Prokurorisë, ka ndodhur në prill të 2017- ës, ndërsa është arritur të zbardhet dhe dokumentohet vetëm një vit më pas, në mars të 2018-ës, kur edhe Cmeta është arrestuar.

22-vjeçarja është nënë e një fëmije të mitur, ndërkohë denoncimi është bërë nga bashkëshorti i të resë, pasi kishte rënë në dijeni të një video të bërë nga hoxha Hysen Shehu, ku Cmeta rrëfen krimin e kryer. Ndërkohë, janë aktekspertimet e bëra viktimës, që kanë nxjerrë në dritë shkaqet e vdekjes dhe nisjen e hetimeve për vr.asje.

Kështu, sipas aktekspertimit nr. 179, datë 23.05.2017, ka rezultuar se shkak i vde.kjes së Lirije Lamit ka qenë helmimi me lëndë fostoksinë.

Referuar kërkesës për gjykim, në banesën e vik.timës, në dhomën e gjumit të Lamit, është konstatuar perdja e dritares së bashku me shkopin e saj prej druri, të rënë nga njëri krah në dysheme, në fundin e dhomës ndodhej një bidon uji 10 litërsh dhe një shishe plastike, si dhe njëri nga sirtarët është gjetur i dëmtuar.

Gjatë momentit që ndodhi ngjarja, në banesë kanë qenë vetëm vik.tima dhe nusja e saj, autorja Marjana Cmeta, e cila në dëshminë e dhënë fillimisht para hetuesve nuk e ka pranuar kr.imin dhe ka thënë se ishte në gjumë gjatë gjithë kohës dhe kur është ngritur, ka gjetur në gjendje të rëndë vjehrrën e saj. Por këto deklarime nuk ishin bindëse për hetuesit, në kushtet kur në trupin e vik.timës, e konkretisht në fytyrë dhe kokë, i janë gjetur shenja, si ato të kafshimit, apo dërrmishje. Shenja këto, që tregonin për një përleshje të Lirije Lamit me personin që e kishte vrarë.

U desh rreth 1 vit nga shënimi i procedimit penal për vdekjen, që të zbardhej vrasja në familje dhe kjo u bë e mundur nga një regjistrim i bërë nga hoxha Hysen Shehu. Ky i fundit, gjatë kohës që Marjana Cmeta ka rrëfyer krimin e ka regjistruar, por nuk ka bërë denoncim, duke konsumuar kështu veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

“Provohet tej çdo dyshimi se shtetasja Marjana Cmeta në datën 30 prill 2017, gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj së bashku me vjehrrën, vikt.imën Lirije Lami, i ka ofruar të pijë një lëng frutash në të cilën kishte hedhur një tabletë fostoksinë dhe se këtë helm e kishte marrë që më parë dhe e kishte ruajtur për të realizuar këtë vepër dhe për ta bërë që të dukej si vetëhelmim. Më pas, duke parë që viktima nuk po ndërronte jetë, ajo ka kryer dhe veprime fizike, duke e mbytur me shall dhe pas reagimeve të viktimës, e ka kafshuar në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Më pas, ka njoftuar vëllain e burrit të viktimës, banesa e të cilit ka qenë pranë dhe e kanë transportuar për në spital, duke e paraqitur si të vetëhelmuar. Edhe në deklarimet e para, kjo shtetase ka mohuar që të ketë kryer krimin, duke dhënë alibinë se viktima gjatë kohës që ka qenë në banesë, ka qëndruar për rreth një orë në një dhomë tjetër dhe kur ka shkuar, e ka parë shtrirë në gjendje të rëndë, ka njoftuar të afërmit dhe e kanë dërguar në spital”, shkruhet në kërkesën për gjykim.

Loading...