Nis hetim pasuror ndaj ish deputetit të njohur të Partisë Socialiste

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj ish deputetit të Partisë Socialist Alqi Bllako. Në këtë mënyrë krahas, procedimit penal në SPAK, ndaj Bllakos, po kryhen edhe verifikime përsa i përket pasurisë së tij.

Sipas informacuoneve në sitën e Prokurorisë së Posaçme, përveç sekuestrimit të apartamentit në pronësi të babait të ish deputetit, janë vendosour llogaritë e tij bankare, ku institucioni i akuzës ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare që mund të ketë Bllako.

Sipas burimeve pranë Spak mësohet se shkresa për të verifikuar pasuritë e Bllakos janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të ish deputetit dhe familjarëve të tij.

Hetim pasuror është duke u kryer edhe për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, ndaj të cilit rëndojnë dy masa arresti me burg për aferën e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Ky i fundit akuzohët edhe për pastrim parash.

Burime thonë se e njëjta procedurë po procedohet edhe për ish ministrin ku përvec sekuestrimit të kantinës së pijeve alkolite, dhe katër pronave, po verifikohen edhe llogaritë bankare të tij e familjarëve të tij. Koka akozohet edhe për pastrim parash. Sipas SPAK për aferën e dy inceneratorëve ai ka përfituar në formën e rryshfetit rreth 4.9 mln euro.

Loading...