Lëvizja për largimin e Lulzim Basha u riaktivizua menjëherë pasi kryetari demokrat nuk e dha dorëheqjen edhe pse i humbi sërish zgjedhjet, por fajësoi kundërshtarin politik për rezultatin.
Ndryshe nga viti 2017 këtë herë grupimin anti-Basha e udhëheq ish-presidenti Bujar Nishani ,njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar, i cili bashkë me ish-deputetin Arben Imamin dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani dhe te tjerë anëtarë dhe ish-anëtarë te Kryesisë së Partisë Demorkatike, janë bashkuar për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe reformimin e Partisë Demokratike.
Krahas largimit të kryetarit kërkohet edhe shkarkimi numrit dy të partisë Gazment Bardhi dhe dy nën kryetarëve Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Një ndër firmëtarët e lëvizjes, Ibsen Elezi tentoi që të protestonte në oborrin e selisë blu , por mbështetës të Lulzim Bashës e bllokuan para se ai ta zbatonte planin e tij.
Pankartën me mesazhin për kryetarin e Partisë Demokratike dhe kërkesat e grupimit anti Basha ish-kreu i PD-së Kukës i bëri publike para medias
Edhe pse u rrethua nga demokrate meshkuj, Ibsen Elezin mundi ta përzerë nga selia blu një zonjë demokrate, e cila e mori në mbrojtje Lulzim Bashën.