Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Malin e Tomorrit

Pas më shumë se 24 orësh nën flakë, në Malin e Tomorit ka nisur hedhja e ujit nga ajri me ndihmën e një helikopteri.

Pasi ka hedhur botin e parë të ujit, helikopteri është nisur për tu furnizuar sërish. Për shkak të sipërfaqes së madhe të vatrës së zjarrit që përhapet me shpejtësi nga temperaturat e larta dhe nga era, helikopterit do i duhen disa bote uji për të neutralizuar flakët.
Mësohet se deri më tani janë shuar 3 vatra zjarri ndërsa disa vatra të tjera po punohet edhe në rrugë tokësore për t’i neutralizuar.

Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe Elton Topi, 32 vjeç janë arrestua dhe 3 të tjerë B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç, po ndiqen në gjendje të lirë, si shkaktarët e zjarrit.

Personat, të gjithë banues në Lybeshë, Poliçan, kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe prej 10 ha pyll me pisha.

Loading...