Ky event mblodhi përfaqësues nga autoritetet kombëtare, përgjegjëse për mbrojtjen civile, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Europian për Mbrojtjen Civile, Operacionet e Ndihmës Humanitare (DG ECHO), Delegacioni i BE-së në Shqipëri, partnerët e Konsorciumit IPA FF dhe Ambasada Italiane në Tiranë.Programi IPA FF përfaqëson një tjetër hap në vazhdimësi të nismave të mëparshme, të financuara nga BE, që synojnë forcimin e kapaciteteve për parandalimin dhe gatishmërinë e rrezikut nga katastrofat në rajon dhe në Shqipëri.Nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile të Shqipërisë, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm, z. Haki Çako, u shpreh z. Klajdi Nikolla, Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve duke theksuar se: “Duke marrë në konsideratë fokusin, mbi të cilin do të zbatohet ky projekt, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile garanton se do të shërbejë si mbështetje kryesore në implementimin me sukses të tij, me qëllim arritjen e objektivave, si forcimi i sistemit të mbrojtjes civile shqiptare, ashtu edhe bashkëpunimi rajonal në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë”.Nisi sot në Shqipëri aktiviteti i pestë në nivel kombëtar, që shënon fillimin e programit “IPA Floods and Fire (IPA FF)/ Instrumenti për ndihmën e parapranimit, për përmbytjet dhe zjarret”, pas katër eventeve të tjera të zhvilluara në vende partnere, financuar nga Bashkimi Europian. IPA FF është një iniciativë e re 3-vjeçare, për përmbytjet dhe menaxhimin e rrezikut të zjarreve në pyje, në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi.Njoftimi i plotë:Ky event mblodhi përfaqësues nga autoritetet kombëtare, përgjegjëse për mbrojtjen civile, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Europian për Mbrojtjen Civile, Operacionet e Ndihmës Humanitare (DG ECHO), Delegacioni i BE-së në Shqipëri, partnerët e Konsorciumit IPA FF dhe Ambasada Italiane në Tiranë.Programi IPA FF përfaqëson një tjetër hap në vazhdimësi të nismave të mëparshme, të financuara nga BE, që synojnë forcimin e kapaciteteve për parandalimin dhe gatishmërinë e rrezikut nga katastrofat në rajon dhe në Shqipëri.Nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile të Shqipërisë, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm, z. Haki Çako, u shpreh z. Klajdi Nikolla, Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve duke theksuar se: “Duke marrë në konsideratë fokusin, mbi të cilin do të zbatohet ky projekt, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile garanton se do të shërbejë si mbështetje kryesore në implementimin me sukses të tij, me qëllim arritjen e objektivave, si forcimi i sistemit të mbrojtjes civile shqiptare, ashtu edhe bashkëpunimi rajonal në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë”.