Nis patenta me pikë, miratohen ndryshimet në Kodin Rrugor

Parlamenti ka miratuar ndryshimet në kodin rrugor, në të cilin parashikohet ndryshim në periudhën e kolaudimit të automjeteve.

Pas përfundimit të koncesionit të SGS, mjetet e reja do t’i nënshtrohen kontrollit teknik vetëm pas tre vitesh, por dhe për të tjerat ekspertiza do të realizohet në çdo dy vite.

Me këtë vendim të parlamenti hyn në fuqi dhe heqja e pikëve në raste shkeljeve. Një pikë që shtohet në Kodin Rrugor është edhe këshillimi i qytetarëve por dhe ashpërsimi i masave
Një nga nenet parashikon gjobë më të lehtë, nëse qarkullon me patentë të skaduar.

Për drejtuesit që kanë konsumuar alkool do të ketë përshkallëzim të gjobave deri në 40 mijë lekë dhe heqje patente.

Në këtë rast kur shkelja konstatohet natën ndëshkimi do të jetë më i lartë. Tejkalimi shpejtësisë, dhe përsëritja e shkeljeve po ashtu kanë ndryshime.

Loading...